Hamas zgjedh kryetarin e saj

02/04/2013 00:00

Grupi islamik palestinez Hamas ka rizgjedhur Khaled Meshaal si liderin e tij politik, kanë deklaruar zyrtarët e organizatës.

Meshaal ka drejtuar Hamas, grupi që qeveris Rripin e Gazës, që prej vrasjes së themeluesit të tij në vitin 2004.

Korrespondentët deklarojnë se ka pasur spekullime se ai do të detyrohej të tërhiqej nga liderët fuqiplotë të lëvizjes militante, por kjo nuk ndodhi.

Meshaal deklaroi vitin e kaluar se nuk do të kërkonte një mandat të gjatë. Gjithësesi, një zyrtar i Hamasit tha se këshilli qeverisës i grupit e rizgjodhi atë për katër vite të tjera në një takim të mbajtur në Kajro të Egjiptit, vonë gjatë së hënës.

Khaled Meshaal u bë lideri politik i Hamas kur themeluesi i saj, shiku Ahmed Yassin, u vra nga Izraeli në vitin 2004.

Lindur në afërsi të Ramallahut, në Bregun Perëndimor, Meshaal ka kaluar dekada në mërgim dhe vizitoi Gazën për herë të parë në dhjetor.

Ai ra dakord për një armëpushim delikat me Izraelin në nëntor dhe është përpjekur që prej atëherë të ripërtërijë raportet me lëvizjen rivale palestineze Fatah, të udhëhequr nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Zyrtarisht Hamas konsiderohet si një organizatë terroriste nga Izraeli, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel