Gjermani-Francë bojkotojnë Britaninë

02/04/2013 19:00

Franca dhe Gjermania vendosën që të mos kontribuojnë në rishikimin e impaktit të fuqive europiane në Britani, lajmëroi “BBC” ditën e martë.

Rishikimi është pjesë e një studimi të nisur nga Londra zyrtare, që ka si synim të përgatisë kuadrin ligjor për rinegocimin e anëtarësimit të Britanisë në Bashkimin Europian, siç u premtua nga kryeministri David Cameron, më parë gjatë vitit.

Megjithatë, Franca dhe Gjermania, që me vendosmëri kanë kundërshtuar këtë rishikim, duke këmbëngulur se BE ose pranohet ose refuzohet “si paketë”, vendosën që të mos marrin pjesë në “këtë ushtrim të politikës vendase britanike”.

Një burim brenda Ministrisë së Jashtme Britanike (“Foreign Office”) deklaroi se qëndrimi i Parisit dhe Berlinit zyrtar ishin të pritshëm, ndaj nuk ka “asnjë shqetësim për këtë”.

Sondazhet e fundit në Britaninë e Madhe tregojnë për një rritje të ndjeshme të eurospekticizmit, me vetëm një nga tre britanikë që është në favor të qëndrimit brenda BE-së.

Në një fjalim më parë gjatë 2013-s, kryeministri Cameron premtoi për britanikët një referendum për të shprehur vullnetin e tyre në lidhje me këtë anëtarësim, nëse ai do të rizgjidhet në zgjedhjet e 2015-s.

Top Channel