SHBA, përplasen 100 automjete

01/04/2013 00:00

3 vetë gjetën vdekjen e 15 të tjerë u plagosën nga një aksident i rëndë
në shtetin amerikan të Virxhinias, ku gati 100 automjete janë përplasur
me njëri-tjetrin.

Autoritetet sqaruan se në një distancë prej 1,6 kilometrash në rrugën ndërshtetërore 77 në zonen e Fancy Gap Mountain ishin regjistruar 17 perplasje. Zinxhiri i aksidenteve qe perfshine dhjetera makina, nisi pak pas ores 1 me oren lokale te dites se diel, kur zona ishte mbuluar nga nje mjegull e dendur.

Te mbijetuar si Joe Carrabba e konsiderojne veten me fat. “Gomat e kamioneve te perfshire nga flaket po shperthenin dhe s`e kuptonim c`po ndodhte.Nuk shihnim mire, vetem degjonim makinat qe perplaseshin me njera-tjetren. Kjo eshte e pabesueshme, ia kalon edhe filmave apo cdo gjeje tjeter qe mund te kisha imagjinuar ndonjehere. Kam pershtypjen qe per ceshtje sekondash kemi shpetuar, sepse do te ishim perplasur edhe ne”, thotë Carraba.

Ky konsiderohet si episodi me i rende i kesaj natyre qe prej vitit 1997. Radhet e trafikut ne korsite jugore prane skenes se aksidentit, zgjateshin per gati 13 kilometër. Zona ne fjale eshte e njohur per mjegullat e saj, por zyrtaret thone se pavaresisht shenjave paralajmeruese ne rruge, njerezit nuk arrijne te mesohen me faktin qe ne nje moment shohin shume mire e pastaj, papritur shikueshmeria reduktohet frikshem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA