SHBA, legalizimi i emigrantëve

01/04/2013 00:00

1 prillin e vitit 2015, në Shtetet e Bashkuara hyn në fuqi programi i ri
i vizave që i hap rrugën shtetësisë për 11 milionë emigrantë të
paligjshëm.

Zëri i Amerikës citon zyrtare te Shteteve të Bashkuara te pohojne se biznesi dhe sindikatat kanë arritur një marrëveshje për programet e punëtorëve të huaj me pak kualifikime, ndonese raportet ne mediat vendase tregojne se ujdia ende nuk ka marre nje forme perfundimtare. Marreveshja konsiderohet ne shenje mjaft pozitive progresi, por palet pranojne se mbetet ende pune per te bere. Sipas paktit, programi i ri i quajtur “viza W” do te hyje ne fuqi pas dy vjetesh.

Pas një viti, ata që kanë këtë vizë do të lejohen të kërkojnë statusin e baorit të përhershëm dhe do të jenë në gjendje të ndryshojnë punë. Në vitin e parë të programit do të jepen 20 mijë viza dhe eventualisht ku numër do të shkojë në një maksimum prej 200 mijë vizash që do të jepen çdo vit. Numri i vizave do të ndrysojë në varësi të shkallës së papunësisë dhe vendeve të reja të punës, kërkesës së punëdhënësve, si dhe të dhënave të mbledhura nga një agjenci e re federale që do të monitorojë tregun, Byroja e Imigracionit dhe kërkimeve të tregut të punës.

Presidenti Barak Obama e pershendeti perpargimin e diskutimeve te zhvilluara në Senat, ndërkohë që Kongresi po punon për një projektligj gjithpërfshirës për imigracionin, të mbështetur nga të dy partitë. Presidenti e ka paraqitur me kohe reformen e emigracionit si perparesi te tij ne mandatin e vet te dyte ne krye te Shtepise se Bardhe, i cili perfundon ne janar te vitit 2017.

Top Channel