Pack paralajmëron Serbinë

01/04/2013 00:00

Do të jetë faji i Serbisë në rast se nuk fillon bisedimet me Bashkimin Evropian për integrim. Ndonëse kjo gjë duhet të aprovohet nga krerët e BE-së, Serbia duhet të plotësojë kushtet dhe gjithçka varet nga raporti i 16 prillit, e i cili do ta vlerësojë Serbinë në bazë të bisedimeve me Kosovën.

Eurodeputetja gjermane, Doris Pack, ka theksuar për gazetën novosadase “Dnevnik” se Beogradi duhet ta interpretojë kohën në mënyrën e duhur dhe të veprojë: “Nëse nuk bëhet kjo, ne nuk do të jemi përgjegjës për zgjatjen e bisedimeve, por qeveria e Beogradit’, ka thënë Pack.

Sipas saj, palët në bisedime presin që të bëhet presion për palën e kundërt, por nga ana e tyre nuk tregohet shumë në terren.

Zyrtarët serbë kanë bërë gati një propozim për bisedimet e 2 prillit, por nuk dihet cili do të jetë rezultati i takimit. Ndërsa gjermanët, përveç Kosovës, kanë vënë edhe kushte të tjera për respektimin e ligjit në mënyrë që të votojnë pro Serbisë.

Top Channel