Largimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim nga Qeveria i hap rrugën disa
skenarëve për pozicionimin e saj për zgjedhjet e 23 qershorit.

Deklaratat e socialistëve evropianë për bashkim të së majtës janë pritur pa shenja refuzimi nga PS e LSI, çka duket se ndikoi për më tepër jo pak në përafrimin e mëtejshem të tyre.

Deri tani nuk ka nje oferte zyrtare nga PS dhe asnje pergjigje zyrtare nga LSI. Por te shtunen, presidenti i Partive Socialiste Evropiane Stanishev, te dielen zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian Pitela dhe te henen presidenti i internacionales socialiste Papandreu, i kane bere thirrje Rames e Metes te lene menjane ndasite e te bashkohen per te fituar sebashku zgjedhjet.

Duke patur parasysh qendrimet e meparshme te partise se drejtuar nga Ilir Meta dhe deklaratat e hedhura jo pak here nga drejtues te saj nenkuptohet se kjo force politike nuk do te priste fituesin e zgjedhjeve per te zgjedhur me pas pozicionimin e saj.

Por tani qe largimi nga Qeveria eshte thuajse i sigurte, per ku eshte drejtuar LSI?

Skenari i pare dhe ai me shume me teper shanse qe te ndodhe eshte ai qe sheh LSI-ne dhe PS ne te njejten llogore si ne vitin 2007. Ky duket edhe pozicionimi me natyral i forces se drejtuar nga Meta, pasi behet fjale per dy parti te majta, pjesetare te se njejtes familje, asaj Socialiste. Burime prane LSI shprehen se nje koalicion i ketyre forcave te majta do t’i jepte me shume hov çeshtjes se integrimit, nje pike kjo te cilen kjo parti e ka patur kalë beteje qe prej krijimit te saj. Dhe tre ligjet kane qene nje kusht publik i Metes, ndersa tashme nuk perjashtohet mundesia qe edhe PS t’i votoje ne Kuvend.

Ne kete kuader, dalja e LSI nga Qeveria, mundesia per nje koalicion me PS duket se do te vihet ne qender edhe te axhendes se socialisteve, duke nisur qe nga mbledhja e kryesise, te marten ne oren 10.30, qe me shume gjasa mund te dale edhe me nje oferte zyrtare per LSI-ne.

Sipas burimeve nga partia e zotit Meta dy forcat LSI e PS jane me prane se kurre bashkepunimit qe prej zgjedhjeve lokale te vitit 2007. Nje skenar i dyte eshte ai i polit te trete, per te cilin eshte folur shume muajt e fundit. Nuk kane munguar konktatet, por as edhe deklaratat si nga zyrtare te LSI, FRD apo dhe PBDNJ per nje bashkepunim te mundshem mes tyre, deklarata qe deri tani kane mbetur ne nivel teorik dhe pa ndonje hap konkret. Ndersa eshte shuar thuajse perfundimisht pista e bashkepunimit me PDIU e Shpetim Idrizit, pas nje periudhe dashurie te perkohshme qe zgjati deri ne fund te 2012.

Top Channel