Tragjike në Rusi/ Avioni ushtarak përplaset me një shkëmb dhe rrëzohet, humbin jetën 29 persona Qeveria ruse nuk do të kompensojë shtetasit, të cilët humbën shuma të konsiderueshme nga depozitat në bankat qipriore.
Rusët kanë të depozituara disa miliardë euro në bankat e Qipros dhe për shkak të krizës ekonomike, në dy bankat kryesore të goditura rëndë pritet të paguhen vetëm 60-70% të shumave në llogaritë me mbi 100 mijë euro.
Humbje të tilla do të jenë një “fatkeqësi e madhe”, deklaroi zëvendëskryeministri Igor Shuvalov, “por, Rusia nuk do të marrë masa për të ndrequr këtë situatë”.
”Megjithatë, Moska do të asistojë në rastet e humbjeve të rënda, përfshi të atyre kompanive, në të cilat shteti zotëron aksione”, shtoi Shuvalov.
Për momentin, Qipro ka vendosur kufizime edhe mbi tërheqjet e parave nga bankat.
Në mars, në pamundësi për të përballuar shpenzimet, qeveria qipriote iu drejtua për ndihmë BE-së, duke marrë një paketë ndihme prej 10 miliardë eurosh, me kushtin paraprak të shkurtimit të 5,8 miliardë eurove nga buxheti, në disa vjet.
Top Channel