Irak, sulm kamikaz ndaj policisë

01/04/2013 00:00

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në qytetin irakian të Tikritit sipas pasojë e një sulmi kamikaz ndaj zyrave qendrore të policisë.

Mësohet se autori iu vërsul me kamionin e mbushur me karburant godinës së policisë. Mediat irakianë thonë se të plagosurit janë me dhjetra dhe pritet që numri i të vdekurve të rritet.

Autoritetet bënë me dije se shumica e viktimave dhe të plagosurve janë oficerë policie.

Qyteti i Tikritit që ndodhet në veri-lindje të Bagdadit është vendlindja e ish-diktatorit Sadam Husein. Dhuna në Irak është ulur ndjeshëm në krahasim me kulmin 2006-2007, por sërish ka pësuar një rritje të lehtë pas largimit të forcave amerikane.

Top Channel