Brazil, përdhunohet dhe grabitet turistja

01/04/2013 00:00

Një turiste e huaj është përdhunuar dhe grabitur në një furgon në Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Dy persona janë arrestuar pasi kanë mbyllur në furgon një çift, identiteti dhe kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur. Sipas BBC, ata kanë lidhur e rrahur keqaz burrin dhe kanë përdhunuar gruan.

Personat e arrestuar janë Jonathan Foudakis de Souza, 20 vjeç, dhe Wallace Aparecido de Souza Silva, 22 vjeç.

Grabitjet janë të zakonshme në Rio, por dhuna dhe organizimi i këtij sulmi ka tronditur median lokale.

Dhuna në rritje në Brazil është një shqetësim i madh. Prioritet i policisë është ulja sa më shumë e kurbës së kriminalitetit në kuadër të Kupës së Botës të vitit 2014 dhe Lojërave Olimpike të vitit 2016.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA