“Dëmi më i madh që mund të bëjë Rama është nëse ikën nga protesta neomarksiste”, ish zëdhënësja e PD shpërndan postimin e Edmond Spahos: Është demokrat pa hile
FRD ka zbritur në qytetin e Sarandës nga ku kreu i saj Bamir Topi theksoi se ka ardhur momenti që shqiptarët të zgjedhin rrugën e një politike për ta dhe jo për interesat personale të qeveritarëve të sotëm.
“Dikush ta sjell diellin në dorë me premtime. Ne nuk jemi forcë politike të sjellim as diellin as hënën në dorë. Ne administrojmë atë shqetësim që kanë grupe të ndryshme të interesit e shikojmë si një mundësi të jashtëzakonshme sepse të gjitha vendet ballkanike që nuk kanë dalje në det, por edhe të atyre që kanë dalje në det, kanë shembuj dhe skema shumë interesante për zhvillimin e turizmit kodrinor dhe malor. Pra flasim për gjëra interesante dhe kjo ka nevojë patjetër dhe për promocion”, tha zoti Topi.
Top Channel