PS: Qeveria ka lënë në harresë emigrantët

31/03/2013 00:00

Partia Socialiste akuzoi qeverinë se i ka lënë në harresë emigrantët.

“Edhe pse gjeti kohën, vullnetin dhe dëshirën për të falur me shpejtësinë e dritës 300 kilometra/katrorë det, Sali Berisha në këto 8 vjet nuk gjeti kurrë as kohën dhe as dëshirën për të negociuar me Greqinë dhe Italinë një marrëveshje për pensionet e emigrantëve. Braktisja e emigrantëve nga Sali Berisha duket qartë, qoftë tek mënyrat se si ka mashtruar me premtimet e tij për asistencë, me hapjen e qendrave kulturore dhe gjuhësore, qoftë me mbushjen me mbushjen e ambasadave dhe konsullatave me militantë, kunetër, vëllezër e nipër të pushtetarëve që i kanë kthyer ato në cerdhe korrupsioni të ngjashme me zyrat e tjera të këtij shtetit, dhe mbi të gjitha me refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u dhënë këtyre qytetarëve shqiptarë, të drejtën më themelore, të drejtën e votës”, deklaroi Milena Harito, anëtare e Grupit të Punës për Programin Për një Rilindje Shqiptare në PS.

Top Channel