Kryetari i Partisë Republikane zoti Fatmir Mediu mori pjesë në aktivin e degës së Fierit të Partisë Republikane.

Gjatë fjalës së tij, zoti Mediu i cilësoi arritjet e kësaj maxhorance si një hap përpara drejt Bashkimit Europian dhe nga krahu tjetër kërkoi edhe vijimin e reformave të domosdoshme integruese.

“Interesi politik i Partisë Socialiste doli mbi interesin e qytetarëve të Fierit dhe interesin tonë kombëtar. Nuk u votuan 3 ligjet e domosdoshme që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat. Të lëmë mënjanë shijen e hidhur të konfliktit politik, shijen e hidhur të ndarjes sepse ky vend është shumë i vogël për t’u ndarë për shkak të bindjeve politike. Ndaj motra dhe vëllezër, duhet të ulemi të diskutojmë edhe me kundërshtarin tonë politike kur vjen fjala për jetën e qytetarëve”, tha zoti Mediu.

Top Channel