Pas disa rastesh pedofilie që tronditën vendin, Kroacia ashpërsoi në mënyrë drastike ligjet që dënojnë marrëdhëniet seksuale dhe ngacmimin e të miturve.

Ndryshimi i kodit penal, i cili hyri në fuqi të dielën dhe është i vlefshëm për të gjithë rastet e regjistruara që prej janarit (por, nuk ka fuqi prapavepruese), rrit në mënyrë të ndjeshme si dënimin minimal, ashtu edhe maksimalin, i zgjatur tashmë me 40 vjet burgim.

Njëkohësisht, autoritetet ranë dakord për krijimin e një liste për “personat me precedente të krimeve seksuale”, dokument që i heq në mënyrë të përjetshme një sërë të drejtash.

Nje prej te drejtave te cenuara eshte ajo e jetes personale, pasi emrat e pedofilave do te jene te gjithe kohen te publikuara, se bashku me adresen ku banojne, ne menyre qe te paralajmerojne cdo fqinj apo njeri te zones per rrezikun potencial.

”Lista e zezë” besohet se do të parandalojë përsëritjet e sulmeve seksuale nga të dënuarit e mëparshëm, duke dhënë njëkohësisht një pikënisje për hetimet, kur krime të tilla do të regjistrohen.

Ashpërsmi i kodit penal u bë edhe për përdhunuesit e zakonshëm, nëpërmjet rritjes së dënimit për të gjithë krimet e karakterit seksual.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA