Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin për praninë e ambasadorit rus në veri të Mitrovicës.

Zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios “Evropa e Lirë”, se ambasadori Çepurin po qëndron në veri të Mitrovicës, por “nga Policia e Kosovës nuk është kërkuar, që të angazhohet për sigurinë e tij, gjatë kësaj vizite”.

Ambasadorin rus e kanë pritur shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Aleksandar Vulin, dhe zëvendësi i tij, Kërstimir Pantiq.

Raportohet se Çepurin do të marrë pjesë në shënimin e 110-vjetorit të vrasjes së konsullit rus, Grigori Stepanoviq Shçerbin, ku në lapidarin e ngritur për të do të vendosë lule.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA