Itali, grupe pune për zgjidhjen e krizës politike

30/03/2013 00:00

“Do të vazhdoj të kryej detyrën time deri në fund të mandatit, duke mos i fshehur vendit vështirësitë që po has në këtë moment dhe duke shprehur besimin e plotë se mund të kalojmë këtë situatë në të cilën ndodhet Italia.”

Këto janë fjalët e presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano, i cili ka shtuar se mund të ndihmojë deri në ditën e fundit të mandatit për të zhbllokuar situatën politike në Itali.

Napolitano do i kërkojë dy grupeve njerëzish të përzgjedhur të formulojnë “propozime të sakta programatike” për forcat politike në kuadër të formimit të një qeverie të mundshme. Emrat e këtyre personave, të zgjedhur nga vetë presidenti në autonomi të plotë, do të bëhen të ditur gjatë pasdites.

“Nënvizoj edhe një herë tjetër që të gjitha palët politike duhet të jenë të ndërgjegjshme për rëndësinë e situatës dhe nevojës për zgjidhjen me urgjencë të problemeve të vendit. Duhet sens përgjegjshmërie për të formuar qeverinë e re në një kohë sa më të shkurtër”, shtoi Napolitano në një konferencë shtypi.

Top Channel