Virusi i ri që po tmerron Azinë

29/03/2013 00:00

Një virus i ri është përhapur në Lindjen e Largët, shumë më i rrezikshëm se virusi Sars, dhe që deri tani ka shkaktuar 11 viktima.

Lajmin e bën të ditur “South China Morning Post”, që publikon një studim të Universitetit të Hong Kongut, sipas të cilit virusi i ri është në gjendje të infektojë gjallesa të ndryshme.

Ndryshe nga Sarsi, virusi në fjalë mund të prekë organe të ndryshme tek njeriu dhe të vrasë me shpejtësi qelizat. Për momentin origjina e virusit nuk dihet, por ka rezultuar se ai është shfaqur për herë të parë tek lakuriqët e natës.

Sipas shkencëtarëve të Hong Kongut, virusi, që në ditët e fundit ka vrarë edhe dy persona mes Emirateve Arabe dhe Arabisë Saudite, sulmon qelizat e njeriut në mëlçi, veshka, rrugët e frymëmarrjes, etj.

Pikërisht për këto karakteristika, virusi i ri ka një kuotë vdekshmërie prej 56 për qind krahasuar me atë të Sars që është 11 për qind. Shqetësimi i shkencëtarëve është se virusi mund të pësojë ndryshime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA