Tre persona u arrestuan nga policia shqiptare nën akuzën e “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”.
Gjatë operacionit të përbashkët me Anglinë, i koduar “La Manche”, u prangosën në Tiranë Hazir Maçi, Shaqir Saliu dhe Agron Peçaku, si dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.
Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dërgonin njerëz nga Shqipëria me destinacion Anglinë, me qëllim përfitimi me vlerë rreth 5 mijë e 500 paundë.
Sipas policisë, ka patur edhe bashkëpunëtorë të tjerë në këtë rrjet ndërkombëtar të cilët banojnë në Francë, Belgjikë, Itali dhe Britaninë e Madhe.
Të arrestuarit i dërgonin fillimisht personat në Francë dhe më pas i kalonin me tren nëpërmjet kanalit të La Manshit drejt Anglisë me dokumenta të falsifikuara.
Top Channel