
Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar baroneshës Catherine Ashton vërejtjet për marrëveshjen në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Top Channel ka siguruar dokumentin me disa vërejtje për planin tetëpikësh të ndërmjetësueses së dialogut Kosovë-Serbi, zonjës Ashton, e cila më parë ia ka dorëzuar dy palëve. Aty parashihet se si do të funksionojë Asociacioni i komunave me shumcië serbe dhe se cilat do të jenë përgjegjësitë e këtij mekanizmi.
Në pikën një, thuhet se: “një shoqatë/komunitet i komunave me shumicë serbe do të themelohet nga komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe do të pasqyrojë indetitetin e tyre”. Fjalia “do të pasqyrojë identitetin e tyre” është kërkuar që të hiqet nga varianti përfundimtar.
Edhe në pikën katër, është bërë një vërerjtje. Aty thuhet se: “Në përputhje me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe ligjit në Kosovë, komunat pjesëmarrëse mund të vendosin të organizojnë, të inicojnë dhe të promovojnë bashkëpunimin për kryerjen e detyrave në interes të përbashkët që bien nën kompetencat e komunave të ndajnë kompetencat e tyre dhe të ushtrojnë ato përmes Shoqatës/Komunitetit”.
Vëretjejt janë bërë për fjalën “të vendosin” dhe “të ndajnë kompetencat e tyre dhe të ushtrojnë ato përmes Shoqatës”, të cilat janë kërkuar që të hiqen.
Gjithashtu, baroneshës Ashton i është kërkuar që ta fshijë të tërë paragrafin e gjashtë, ku thuhet se: “shoqata/komuna do të ushtrojë kompetenca të tjera shtesë që mund t’u delegohen në të ardhmen komunave nga autoritetet qëndrore”.
Ndërsa, në pikën 7 është kërkuar që në vend se “shoqata do të përfaqësojë” të shtohet fjalia se “shoqata/komuna do të lobojë në interes të komunave me shumicë serbe”, në autoritetet qëndrore.
Sipas dokumentetit të siguruar, vëretje nuk janë bërë në paragrafin e dytë, ku parashihet që asociacioni “mund të shërpëbehet me vendim të komunave pjesëmarrëse”, por as në paragrafin e tretë, ku thuhet se “strukturat dhe funksionet e Shoqatës/Komunitetit do të themelohen mbi bazën e modaliteteve të përfshira në Statutin ekzistues për Shoqata të Komunave të Kosovës”.
Gjithashtu, as paragrafi i tetë dhe i fundit nuk përbën ndonjë problem për palën kosovare. Aty parashihet që “zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat në veri në vitin 2013 me ndihmën e OSBE-së në Kosovë, në pajtim me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare”.
Për këtë listë me vëretje, të mërkurën ka folur zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili ka thënë se vërejtjet janë dhënë në mënyrë që dokumenti të jetë më i mirë dhe të hiqet dykuptimësia.
Top Channel