Itali, bllokohen pasuritë e mafias

29/03/2013 00:00

Policia italiane dhe drejtoria e antimafias, DIA, kanë zhvilluar mëngjesin e së premtes një operacion kundër pasurive kriminale të mafias kalabreze.

Sipas agjencive italiane të lajmeve, agjentët kanë sekuestruar kompani, llogari bankare dhe prona të patundshme për një vlerë prej 150 milionë eurosh.

Sipas burimeve, paratë me prejardhje nga trafiku i drogës menaxhoheshin nga një biznesmen i njohur i provicës së Rexho Kalabrias, i dyshuar për lidhje me Ndrangetën.

Trafiku i drogës është një nga burimet kryesore të të ardhurave të mafias kalabreze, të cilat më pas investohen në fusha të ndryshme si restorante, diskoteka, klinika private, prona të tundshme e të patundshme, si dhe në punët publike. 

Top Channel