“BE eksperiment me Qipron”

29/03/2013 00:00

“Qipro nuk ka asnjë qëllim të braktisë Eurozonen”. Presidenti Nikos Anastasiadhes garantoi se nuk mund të bëhet asnjë eksperiment me të ardhmen e vendit. Ai akuzoi anëtarët e Eurozonës për “kërkesa të paprecedenta, të cilat e shndërruan Qipron në një eksperiment”.

Qipro duhet sigurojë një fond prej 5.8 miliardë eurosh për t’u kualifikuar për planin e shpëtimit. Është anëtari i parë i Eurozonës të cilit iu kërkua të zhvillojë kontrolle strikte të kapitalit për të ndaluar daljen e parave nga ishulli si dhe falimentimin e institucioneve financiare.

Anastasiadhes tha se situata financiare është nën kontroll pas paktit prej 10 miliardë eurosh që u arrit me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombetar.

Bankat e vendit u hapën të enjten, për herë të parë pas dy javësh, por iu nënshtruan rregullave strikte në kuadër të planit të shpëtimit. Klientët nuk mund nuk mund të tërheqin më shumë se 300 euro në ditë, do të ketë kufizime të pagesave me karta krediti, deri në 5000 euro në muaj, si dhe ata që vendosin të dalin jashtë vendit nuk mund të mbajnë më shumë se 1 mijë euro.

Të enjten, zëdhënësi i qeverisë deklaroi ngritjen e një komisioni me tre gjykatës në pension, për të hetuar situatën ekonomike dhe financiare. Mandati i  këtij komisioni do të shtrihet në të gjithë nivelet. Por shume qipriotë pyesin; Përse kjo nuk ndodhi më parë?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA