Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka raportuar shkurt në Kuvend për takimin e shtatë me kryeministrin serb, Daçiç.

Ai ka thënë se do të udhëtojë në Bruksel për takimin e tretë dhe se është i gatshëm për marrëveshjen që është në tavolinë, e cila sipas tij është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Thaçi është shprehur se, Serbia po kërkon kompetenca ekzekutive dhe legjislative për asociacionin e komunave me shumicë serbe, por kjo nuk do të ndodhë.

“Ne nuk kemi asnjë lloj presioni, nga askush, sidomos nga partnerët ndërkombëtarë. Por presioni është në Beograd”, ka thënë kryeministri Thaçi para deputetëve.

Sipas tij, në marrëveshje do të parashihet shpërbërja e strukturave serbe që veprojnë në veriun e Kosovës dhe pjesë integrale e saj do të jetë edhe plani dhe faktorët për zbatimin e saj.

Në fund, kryeministri Thaçi ka thënë se marrëveshja që do të arrihet në Bruksel do të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Top Channel