Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar ngritjen e Komisiot Kuvendor Hetimor, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së.

Ky Komision do të merret me faturat e KEK-ut për muajin janar, të cilat kishin zgjuar shumë paknaqësi për shkak se kishin ardhur më të larta se muajt e kaluar.

Deputeti Muhamet Mustafa do ta kryesorë këtë komision, ndërkaq nënkryetari do të vijë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si nismëtare e kësaj çështjeje.

Javë më parë dështoi të formohet një Komision Ad-Hoc, për shkak se nuk ishin siguar votat e nevojshme.

Komisioni Hetimor do të veprojë në përputhje me ligjin për hetim parlamentar dhe Kuvendit do t’ia paraqesë raportin me rekomandime në afat prej dy muajsh që nga dita e formimit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA