Aktivistja Nazlie Bala është sulmuar mbrëmjen e së mërkurrës teksa hynte në banesën e saj në Prishtinë.

Drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste është goditur fizikisht rreth orës 20:35, shoqëruar me kërcënime verbale për eleminimin e saj fizik.

Ky sulm vjen pas marrjes së letrës së 20 marsit 2013, ku aktivistja Bala kërcënohej me jetë nëse vazhdonte të mbronte “turpin”.

Lëvizja Vetëvendosje denoncon sulmin si të lidhur me iniciativën e kohëve të fundit për ndryshimin e ligjit për veteranët, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës, që për herë të parë synohet të vendosen si kategori e viktimës së luftës dhe personat e dhunuar seksualisht.

Kërcënimet filluan pas presionit nga Zyra për Çështjet Gjinore pranë Kryeministrisë, e drejtuar nga Edona Hajrullahu, e cila me një letër presioni iu drejtua moderatores së emisionit duke shprehur kundërshtimin lidhur me pjesëmarrjen e Nazlie Balës në emision.

Sulmi është dënuar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Po ashtu, një dënim “i ashpër” vjen dhe nga kryeministri Hashim Thaçi.

Ngjarja është diskutuar edhe në Kuvend, ku deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës distancohet nga sulmi ndaj aktivistes së lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala.

Ajo ka deklaruar se sulmi ndaj saj ishte barbar. Këtë sulm e kanë dënuar edhe deputetët Glauk Konjufca, Myzeje Selmani, në emër të AKR-së dhe Shaip Muja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA