Kili, Bachelet rikandidon për presidente

28/03/2013 00:00

Michelle Bachelet, ish-presidentja e Kilit, ka lajmëruar se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

“Kam vendosur të kandidoj sërish”, deklaroi Bachelet, e cila ka udhëhequr Kilin në periudhën 2006-2010.

Ish-pediatrja është një nga figurat më të dashura nga populli. Ajo ka pasur gisht në rritjen e mirëqenies së vendit amerikano-jugor dhe e ka shndërruar Kilin në një nga vendet më të qëndrueshme financiarisht në Amerikën Latine.

Në një sondazh të muajit janar, 49% e kilianëve kërkonin që presidneti i ardhshëm i tyre të ishte pikërisht Bachelet, 11% preferonin Golborne dhe 5% Allamand.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA