“Projekti i Historisë së përbashkët”, vjen me një ribotim të bazuar në atë të vitit 2007, por të pasuruar edhe me materiale arkive për Kosovën, pjesën boshnjake dhe Malin e Zi, si pjesë e Ballkanit Perëndimor.
Sipermarrja ka bashkuar studiues dhe mesues historie nga i gjithe rajoni ne nje nisme qe synon njesimin e mesimit te historise ne shkollat e Ballkanit.
“Janë bërë diskutime të gjata dhe të gjithë ranë dakord që të promovojmë punime të rëndësishme nga arkiva dhe shtypi, duke iu referuar më shumë burimeve që flasin për bashkëvuajtjen dhe miqësinë mes kombeve të Ballkanit, se sa burime që i referohen luftës historike dhe të gjatë mes popujve tanë”, deklaroi historiania Valentina Duke, pjesë e këtij projekti.
Z. Erhard Busek, Kryetar i bordit te drejtoreve te Qendres per Demokraci dhe Pajtim ne Europen Juglindore, e cila eshte edhe organizatore e ketij projekti te nisur 14 vjet me pare, u shpreh se pjese e rendesishme e tij kane qene edhe seminaret e ndryshme me mesues te historise ne vendet e Ballkanit.
“Këtu ne po hedhim hapat e parë e kemi ende shumë për të bërë deri tek hapi final. Libri i parë i përbashkët historik franko-gjerman nisi të shkruhej në virtin 1945 dhe u botua në vitin 2003. Në rastin e Europës Juglindore, ne e kemi bërë pak më shpejt sepse kemi mësuar se si të sjellim njerëzit së bashku me anë të njohurive dhe edukimit, rëndësinë e të cilit dua ta nënvizoj”, tha zoti Busek.
Mbi 1000 mesues ne te gjithe rajonin jane trajnuar tashme lidhur me kete metodologji e cila synon te behet pjese e teksteve alternative te historise qe mesuesit perdorin gjate pergatitjes se nxenesve.
Ministri i Arsimit, z. Myqerem Tafaj, i pranishem ne konference, u shpreh se kjo eshte nje nisme teper e rendesishme per sistemin arsimor dhe ftoi organizatoret qe te vazhdojne te kontribuojne ne trajnimin e mesuesve te historise ne Shqiperi.
Top Channel