Pesë gabimet fatale që sollën atentatin ndaj Trump dy vite më parë, si dështoi Shërbimi Sekret ta ndalonte sulmin Sistemi bankar në Qipro do t’i nënshtrohet një reforme të thellë, një përpjekje kjo e Nikosisë për të përballuar se më lehtë krizën financiare që e detyroi të shtrijë dorën për ndihmë drejt BE-së dhe FMN-së duke pranuar kushtet e ashpra në këmbim.
Lëvizja e parë mbërriti nga Banka e Qipros, banka më e madhe në vendin ishullor. Shefi ekzekutiv i kësaj banke, Janis Kypri u pushua nga Guvernatori i kësaj banke, Panicos Demetriades i cili gjithashtu është vënë nën presion për politikat financiare të ndjekura nga institucioni i tij për të përballuar krizën.
Shkarkimi i Kyprit është në vazhdën e ristrukturimit të Bankës së Qipros e cila do të shkrihet me një pjesë të “Laiki Bank”, banka e dytë më e madhe në vend, gjithashtu edhe më e goditura nga kriza.
Arsyet për shkarkimin e drejtorit të Bankës së Qipros nuk janë ende të qarta, ndërkohë që bankat po përgatiten që të rihapin dyert për klientët e tyre ditën e enjte, me shpresën se nuk do të ketë tërheqje masive të depozitave.
Për të parandaluar këtë tërheqje, që do të ishte katastrofike për sistemin bankar vendas, qeveria qipriote po shqyrton mundësinë e vendosjes së përkohëshme të një ligji që do të kufizonte tërheqjen dhe nxjerrjen jashtë vendit të shumave të parave.
Top Channel