Prokuroria: Të lirohet babai i Tahirit

27/03/2013 19:45

Prokuroria e Tiranës ka çuar në gjykatë dosjen për personat e arrestuar më parë me akuzën e kontrabandës së ilaçeve.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar lirimin e Bashkim Tahirit, babait të deputetit socialist Saimir Tahiri, ndërsa për Dritan Gjizën ka kërkuar arrest shtëpie.

Gjykata do të shprehet nesër për këtë çështje, ndërsa avokati i tij Plarent Ndreca thotë se klienti i tij, Bashkim Tahiri, duhet të kishte dalë në gjykatë 48 orë pas arestimit.

Sipas Ndrecës, ky afat ka skaduar të mërkurën në orën 16.00 dhe praktikisht dhe ligjërisht arrestit i bie fuqia.

Policia njoftoi të hënën arrestimin e 3 personave, mes të cilëve edhe babain e deputetit Tahiri, me akuzën e kontrabandës së ilaçeve.

Drejtoria e uniformave blu të kryeqytetit tha se, ata u kapën në flagrancë duke shkëmbyer medikamente me vlerën e 10 mijë eurove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA