Bashkia e Tiranës ka dhënë 36 leje shfrytëzimi për objektet në të cilat firmat e ndërtimit kanë kryer shkelje  gjatë ndërtimit të pallateve dhe që mbaheshin të bllokuara për këtë arsye prej disa vitesh.

Por sipas kryetarit të Bashkisë marrin lejen e shfrytëzimit për të vijuar më pas me procedurat në hipotekë vetëm ato subjekte që nuk kane kryer shkelje të konsiderueshme dhe nuk cënojnë sigurinë e objektit.

“Një numër i madh rastesh ka shkelje relativisht minore, por ka të evidentuara edhe shkelje jominore, shtesa katesh, shtesë të gjurmës jominore, mosrealizimi të projektit sa i përket projekteve. Procesi i hipotekimit të këtyre banesave ka si objektiv final, që banorët që kanë paguar paratë, të kenë tapinë e shtëpisë së tyre. Këto realizon ky proces, nuk realizon legalizim të shtesave pa leje, për këtë ka një tjetër rrugë ligjore e cila duhet ndjekur. Ky proces nuk bën të mundur tejkalimin e standardeve të sigurisë dhe rrezikshmërisë, që sigurojnë integritetin e objektit”, tha Basha.

Sipas kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha janë 100 objekte në proces, ndërkohë për 100 subjekte të tjera për të cilat investitori nuk interesohet të nisë procedurat, apo kur ai është zhdukur kolaudimi i tyre është marrë përsipër nga Shoqata e Ndërtuesve e cila garanton përfundimin e tyre brenda viti për vijuar më pas me lejen e shfrytëzimit.

Por nisur nga fakti që nga ky proces përfitojnë subjekte të cilat deri më tani kanë kryer shkelje, kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka i kërkoi kryetarit të bashkisë të forcojë strukturat që kontrollojnë, pasi në rast të kundërt cënohet tregu formal.

“Kërkojmë një bashkëpunim, por njëkohësisht edhe rregulla më të prera nga organet e kontrollit që Bashkia ka në dispozicion për të parandaluar dhe për të mos bërë të mundur ndërtime pa leje apo shkelje të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Bashkia e Tiranës. Është në interes të bizneseve formale që kërkojnë një treg me rregulla të qarta dhe konkurencë të ndershme”, tha zoti Jaka.

Ndërtuesit që kanë shkelur projektin duke bërë shtesa katesh tha Basha nuk përfitojnë nga ky proces pasi duhet të paraqiten tek Aluzini  dhe në rastet kur nuk i është përmbajtur kontratës së nënshkruar me qyetarin duhet ta zgjidhin në rrugë ligjore ndërmjet tyre. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA