Kavajë, përkujtohet revolta e parë anti-komuniste

27/03/2013 00:00

Në qytetin e Kavajës është përkujtuar 23-vjetori i së parës revoltë anti-komuniste në Shqipëri.

Me këtë rast, Bashkia e Kavajës dhe shoqata “26 Marsi” kanë organizuar aktivitete në nderim të të gjithë qytetarëve kavajas që patën guximin të dilnin kundër regjimit më të egër komunist në Europë.

Përurimi i një pllakati përkujtimor është shoqëruar me vendosjen e kurorave në bustet e dëshmorëve të demokracisë në qendër të qytetit dhe dhënien e titujve “Qytetar Nderi” për ata që dhanë kontribut në organizimin e së parës revoltë kundër diktaturës.

Të tjera ceremoni sportive-kulturore kanë vijuar në kuadër të kësaj dite për të nderuar rininë aktive dhe vetë qytetin që theu heshtjen duke kundërshtuar frikshëm organet e aparatit shtetëror të asaj kohe, fillimisht në stadiumin e Kavajës gjatë ndeshjes Besa-Partizani dhe më pas me revoltën para komisariatit të policisë, e cila i hapi rrugën zhvillimeve të tjera demokratike në vend.

Top Channel