Dy ish-zyrtarë serbë në Bosnje, u shpallën fajtorë nga Gjykata e Hagës për krime lufte, gjatë konfliktit të viteve 1990.

Mico Stanisiç dhe Stojan Zupljanin u dënuan secili me nga 22 vite heqje lirie.

Stanisiç ishte ministri i jashtëm i Republikës Serbe brenda Bosnjes (Republica Srbska), ndërsa Zupljanin një zyrtar u lartë i sigurisë.

Sipas Hagës, kishte prova të mjaftueshme për të treguar se secili prej tyre ishte i përfshirë direkt në spastrimin etnik të muslimanëve, kroatëve dhe pakicave të tjera etnike joserbe të rajonit.

Midis krimeve të kryera prej dy zyrtarëve përfshihet vrasja, tortura, ndalimi i paligjshëm, zhvendosja e dhunshme dhe plaçkitja, të ndodhura në disa krahina të ndryshme të Bosnjes në 1992-n.

Lideri politik i serbëve në Bosnje, Radovan Karaxhiç dhe udhëheqësi i tij ushtarak, Ratko Mlladiç, janë ende në gjykim për krimet e kryera gjatë konfliktit, përfshi masakrën e Srebrenicës, ku mbi 7 mijë meshkuj boshnjakë muslimanë u ekzekutuan dhe groposën në varreza masive, nga forcat paraushtarake jugosllave.

Rreth 100 mijë njerëz humbën jetën, gjatë Luftës së Bosnjes, në vitet 1992-95.

Top Channel