Një aeroplan me dy vende rrëzohet në Filadelfia, plagosen pasagjerët
Rreth 3.700 shishe shampanjë të markës “Jacques Selosse” janë vjedhur në Francë, për një vlerë që llogaritet rreth 300 mijë euro.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë franceze, sipas të cilave hajdutët bashkë me shishet kanë vjedhur edhe 16 mijë etiketa.
Sipas burimeve, hajdutët kanë bastisur kantinën e verës në Avize, në veri të Francës, gjatë natës mes 21 dhe 22 marsit të kaluar.
Bëhet fjalë për një vjedhje të veçantë, që ka habitur edhe policët e qytezës kur kanë marrë denoncimin nga punonjësit e kantinës.
Kantina që prodhon këtë llojë shampanje, ndër më prestigjozet në Francë, u themelua nga Jacques Selosse dhe familja e tij në vitin 1950 dhe nxorri prodhimin e parë 10 vjet më vonë.
Pronari i saj aktual është Anselme Selosse, që mori drejtimin nga i ati Jacques në vitin 1980. Në vitin 1994 kantina në fjalë mori çmimin e Prodhuesit më të mirë të Verës në Francës.
Top Channel