Miliarderi rus, Roman Abramovic, nuk u arrestua. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i FBI-së, Pol Breson, duke hedhur poshtë zërat për ndalimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi fillimisht u raportua nga një kanal televiz rus RBC-TV dhe më pas nga agjensia e lajmeve RBC. Qarkulluan zëra se arrestimi i tij lidhej me vdekjen e Boris Berezovskit.
Avokati i Boris Berezovskit ka hedhur poshtë përfshirjen e Abramovicit në eleminimin fizik të ish-ortakut të tij. Emri i pronarit të Celsit u përmend edhe disa ditë më parë, pas vdekjes tragjike të gjyqtarit të famshëm francez Olivier Metzner, klient i të cilit kishte qenë më parë Abramovic.
Lajmi i ndalimit të tij ndikoi në rënien e aksioneve në bursën e Londrës të kompanisë Evraz, ku Abramovic ka aksione.
Top Channel