Pak ditë pas votimit në Kuvend, presidentja e Kosovës dekretoi Bedri Hamzën si guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kjo pavarësisht faktit që të gjitha subjektet politike në opozitë e kundërshtuan fillimisht propozimin e pastaj edhe votimin e Hamzës për guvernator.

Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza, në seancën e Kuvendit të Kosovës u zgjodh guvernator i Bankës Qendrore me votat e partive në pushtet. Konkurrent i tij ishte ish-guvernatori Gani Gërguri, por që me vota nuk iu afrua Hamzës.

Duke qenë se Hamza kishte qenë pjesë e partisë së kryeministrit Thaçi, madje duke marrë pjesë edhe në konventën e gjashtë zgjedhore të PDK-së, partitë opozitare e kundërshtuan fuqishëm zgjedhjen e tij.

Ndërsa LDK-ja dhe Vetëvendosja nuk morën fare pjesë në procesin e votimit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës votoi kundër tij.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA