Afganistan, sulm vetëvrasës, 5 policë të vdekur

26/03/2013 04:40

Pesë oficerë policie janë vrarë në një sulm vetëvrasës ndaj një stacioni policie në qytetin lindor të Afganistanit, Jalalabad, kanë bërë të ditur zyrtarë afganë për BBC.

Katër të tjerë janë plagosur nga sulmi, i cili u mor përsipër nga Talebanët. “Shtatë agresorë vetëvrasës, të armatosur rëndë, sulmuan selinë e policisë në Nangarhar”, një zëdhënës tha për BBC.

“Tre prej tyre u vranë nga policia, por tre të tjerë arritën të futeshin brenda selisë së policisë dhe shpërthyen pajisjet, që mbanin në veshjet e tyre”, shtoi ai. Sulmi ka përfunduar tashmë, njoftoi policia.

Talebanët thanë se sulmi kishte për objektiv “të huajt dhe mësuesit izraelitë”, që po stërvisin policinë afgane në bazën e Jalalabad-it, kryeqyteti i provincës Nangarhar, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve AFP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA