Një koktej molotovi është hedhur mbi një automjet privat të sekuestruar paraprakisht, në oborrin e stacionit policor në Zveçan, në veri të Kosovës.

Nuk është raportuar për dëme materiale, ndërsa zyrtarët policorë përgjegjës për sigurim të stacionit kanë reaguar menjëherë, sa për të shuar zjarrin dhe përhapjen e tij.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 23:55, ndërsa Policia e Kosovës në Zveçan ka iniciuar hetimet lidhur me rastin e raportuar.

Në bazë të informatave paraprake të rastit të raportuar, dyshohet se objekt i sulmit me koktej molotovi ishte vetura private “Golf V”, ngjyrë e kuqe, me targa të Republikës së Kosovës, e cila ishte sekuestruar një ditë më parë në fshatin Rudine të Zveçanit, si veturë e dyshuar e vjedhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA