
Autoblinda dhe mjete të tjera të ushtrisë ukrainase i janë vënë në ndihmë shërbimeve të urgjencës, për të përballuar një stuhi të pazakontë, e cila ka bllokuar me dëborë deri në një metër disa prej qyteteve kryesore të vendit.
Sipas autoriteteve, niveli i zakonshëm i të gjithë dëborës së marsit, ra brenda vetëm 24 orëve të fundit.
Si pasojë e kësaj stuhie, mbi 600 qytete dhe fshatra mbetën pa energji elektrike, ndërsa transporti është pothuajse i paralizuar
Me qindra ushtarë po ndihmojnë banorët e kryeqytetit, në Kiev, për të liruar makinat e tyre të groposura nën dëborë.
Ndërkohë, raportohet se autoblindat janë përdorur si autoambulanca, në disa raste të urgjencave shëndetësore.
Për shkak të problemeve me rreshjet e dëborës, janë mbyllur edhe shkollat, ndërsa gazetat gjithashtu nuk arritën të shtypnin numrat e tyre të së hënës.
Sipas parashikimeve metereologjike, moti i keq do të vazhdojë të mbajë të mbërthyer Ukrainën edhe për disa ditë të ardhshme.
Rajonet më të prekura nga rreshjet e dëborës janë Kievi, Ternopil, Rivne, Volin de Kmeltinski.
Top Channel