Pas një fundjave pranverore duket se reshjet e shiut me shtrëngata të herëpashershme do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës.
Meteorologët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak paralajmërojnë se gjatë ditës së hënë do të ketë shtrëngata shiu dhe valëzim të fortë në det, ndërsa të martën do të ketë reshje shiu dhe një ulje të ndjeshme të temperaturave me 4 gradë celsius.
“Edhe për 24 orë vendi do jetë nën masëa ajrore të paqëndrueshme e të lagështa jugore, që do sjellin rritje minimale dhe rënie të ndjeshme të temperaturave deri në 4 gradë. Do ketë intervale të përkohshme, me kthjellime, por në përgjithësi vendi do të ngelet nën masa ajrore me lagështirë dhe reshje”, ka deklaruar meteorologia Elsona Gjoni.
Por, edhe pse gjatë gjithë javës pritet të ketë reshje shiu, por edhe kthjellime në disa raste, temperaturat gjatë fundjavës do të pësojnë një rritje, duke bërë që pranvera të ndihet ndryshe.
Reshjet e shumta mund të rëndojnë problemet në qarkun e Shkodrës, ku shirat e mëhershme kanë fryrë liqenin, duke bërë që ai të dalë nga shtrati dhe të hyjë në qytet.
Top Channel