Presidenti i Kinës, Xi Jinping, është duke zhvilluar një vizitë në disa vende afrikane, në turin e tij të parë që prej marrjes së pushtetit më parë gjatë marsit.
Përzgjedhja e Afrikës tregon qartë rëndësinë strategjike që i jep Pekini mineraleve dhe burimeve të naftës së “Kontinentit të Zi”.
Sipas ekspertëve, marrëdhënia e fortë midis Kinës dhe vendeve afrikane i ka shërbyer shumë të dyja palëve, me shtetet e kontinentit që kanë siguruar investime shumë të nevojshme dhe Kina që ka përfituar burime të paçmueshme minerare dhe rezerva hidrokarburesh, që lejojnë ekonominë e dytë më të madhe në botë që të vazhdojë të rritet me ritme tejet të shpejta.
Ndalesa e parë e Xi ishte në Tanzani, përpara se të hënën të udhëtojë për në Afrikën e Jugut, ku do të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar.
Turi i Jinping do të mbyllet në Republikën e Kongos, ku Kina ka interesa të rëndësishme në minierale dhe naftë.
“Ky tur tregon se Afrika është vendosur në nivelin më të lartë të axhendës së Pekinit”, deklaroi për “CNN” Adams Badomo, drejtori i studimeve afrikane në Universitetin e Hong Kongut.
Sipas statistikave zyrtare, shkëmbimet tregëtare midis Kinës dhe Afrikës në vitin e kaluar arritën vlerën e 200 miliardë dollarëve, duke e pozicionuar superfuqinë aziatike si partnerin kryesor ekonomik të kontinentit.
Top Channel