Në skuadër po ndryshon futbollin në Evropë, Bayern i Kompany është i pandalshëm
Aventura jashtë Brazilit për Nejmar do të nisë në vitin 2014 dhe fanela që do të veshë do të jetë ajo e katalanasve të Barcelonës.
Kështu shkruan shtypi sportiv spanjoll. E përditëshmja “Sport” thotë se nga burime të sigurta është vënë në dijeni të një parakontrate mes Barcelonës dhe talentit brazilian. Sipas kësaj parakontrate, Nejmar do të kalojë në vitin 2014 në Spanjë për shumën totale prej 45 milion eurosh që katalanasit do të derdhin në arkën e Santosit.
Të njëjtat burime thonë se Barça ka derdhur 10 milion euro “për prenotimin” e futbollistit, ndërkohë që në parakontratë është parashikuar një dëmshpërblim prej 80 milion eurosh në rast të shkeljes së kontratës nga njëra palë.
Interesimi i Barcelonës për 21-vjeçarin brazilian është i njohur tashmë dhe asnjëherë nuk është mbajtur i fshehur nga presidenti i skuadrës spanjolle, Sandro Rosell.
Top Channel