Liga Arabe nuk njeh më Assadin

25/03/2013 15:50

Liga Arabe kundërshton përfundimisht regjimin e Bashar Al-Assad dhe ftoi opoziten siriane, në vendin e lene bosh nga Damasku prej 18 muajsh.

Në prag të takimit në Doha të Katarit, nje prej drejtuesve te Ligës, qe kerkoi ruajtjen e anonimatit, i tha agjensise se lajmeve AFP se: “Opozita u ftua në mbledhjen arabe duke i zene vendin e zyrtareve siriane”.

Siria u pezullua nga Liga Arabe ne nentor te vitit 2011, disa muaj pas shperthimit të kryengritjes të popullsise kundër regjimit.

Perfaqesuesi sirian, ne mbledhjen e Katarit do te jete kryeministri i zgjedhur nga opozita, Gasan Hito, qe u zgjodh te marten e kaluar, por edhe Ahmed Moaz al-Khatib, ish-kreu i Koalicionit Kombetar te Opozites garantoi pranine e tij, permes rrjetit social “Facebook”.

Nga ana tjeter, kryengritesit mbeshteten nga pjesa më e madhe e vendeve arabe dhe Turqia. “New York Times” nenvizon se sasia e armeve qe po i dergohet kryengritjes po shtohet.

Permes korridorit ajror mes Jordanise, Arabise Saudite, Katarit si dhe porteve te Turqise, është arritur të dërgohen deri 160 kontenierë me ngarkesa ushtarake ne dite.

CIA ka pranuar se i ka ofruar ndihme logjistike operacionit te mbeshtjes se kryengritjes siriane.

Sa i takon presidentit sirian, te djelen qarkulluan zera për plagosjen e tij nga nje prej truprojeve dhe u raportua se ai po lufton per jeten ne nje spital te Damaskut.

Por te henen, ambasada siriane ne Moske hodhi poshte zerat, duke i quajtur te pabaza. Lajmet qarkulluan permes “Twitter” dhe nuk u konfirmuan nga burime gazetareske autonome dhe te besueshme.

Plagoset koloneli i kryengritësve

Një prej drejtuesve kryesorë të Ushtrisë së Lirë Siriane, koloneli Riad al-Assad, u plagos rëndë të hënën nga një shpërthim në krahinën e Deir al-Zurit.

Koloneli, një kushëri i largët i presidentit al-Assad, bëri bujë gjatë 2012-s, duke braktisur ushtrinë siriane, për t’iu bashkuar kryengritësve.

Ai mbetet një prej figurave më të larta të regjimit që kanë dezertuar gjatë luftës civile.

Al-Assad, gjendja shëndetësore e të cilit nuk është e qartë, ka luajtur një rol kryesor në organizimin e strukturave të forcave rebele dhe koordinimin e luftimeve në të gjithë Sirinë, prandaj plagosja e tij konsiderohet një humbje e rëndë për kryengritësit.

Top Channel