Izraeli i përgjigjet zjarrit sirian

25/03/2013 15:20

Qeveria izraelite lajmëroi për shkatërrimin e një pozicioni mitralierësh brenda kufirit sirian, pasi trupat e ushtrisë së rregullt të Bashar al-Assad qëlluan dy herë në thellësi të kufirit izraelit, në lartësirat e Golanit.

Një zëdhënës i Tel Avivit konfirmoi se të shtënat nuk ishin të rastësishme apo të drejtuara në objektiva të tjerë, në vendin e përfshirë prej dy vitesh nga lufta civile.

Trupat izraelite qëlluan një raketë të telekomanduar, e cila shkatërroi pozicionin e ushtarëve sirianë.

“Ne nuk do të lejojmë ushtrinë e Sirisë dhe asnjë element tjetër që të dhunojë hapësirën territoriale të vendit tonë”, tha ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Yaalon, i cili konfirmoi gjithashtu se asnjë ushtar hebre nuk mbeti i lënduar.

Lartësirat e Golanit, formalisht i përkasin Sirisë, por ato mbahet të pushtuara nga Izraeli që prej pothuajse 50 vitesh, që kur Siria, si pjesë e një aleance arabe, deklaroi luftë ndaj Izraelit.

Tel Avivi arriti të zmbrapste sulmet dhe që prej atëherë mban të pushtuar Golanin, pavarësisht tentativave diplomatike dhe ushtarake të Damaskut, për të rifituar këto territore të ndodhura në lindje të Detit të Galilesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA