Interi, 18 mln euro për Robben

25/03/2013 19:00

Arjen Robben mund të jetë futbollisti i madh, ku Interi do të bazojë projektin e sezonit të ardhshëm.

Të paktën kështu raportoi “La Gazzetta dello Sport” të hënën, duke cituar burime pranë klubit.

Sipas të përditshmes italiane, pas sigurimit të disa blerjeve për sezonin e ardhshëm, klubi i Morattit është vënë në kërkim të një futbollisti të madh dhe 29-vjeçari, tashmë jo më një titullar fiks tek Bajerni, është i preferuari.

Për të bërë për vete kartonin e Robben, Interi është i gatshëm të paguajë deri 18 milionë euro, por më parë duhet të mposhtë konkurrencën e Gallatasarait, që synon të bashkojë këtë futbollist me dyshen Sneijder-Drogba.

Ndërkohë, sipas gazetës, blerjet e garantuara tashmë janë ato të Icardi (Sampdoria), Laxalt (Defensor Uruguay), Campagnaro (Napoli), Andreolli (Chievo) dhe Botta (Tigre, Argjentinë).

Top Channel