F1, Hamilton ngatërron bokset
					 25/03/2013 00:00					
				
				 
								
			E quajnë “forca e zakonit”. Pas shumë vitesh tek McLaren, subkoshienca e ka tradhëtuar Lewis Hamilton, pilotin e Mercedes, i cili në pit-stop-in e parë gjatë garës së Malajzisë ndaloi tek mekanikët e skuderisë britanike, të cilët po prisnin një nga pilotët e tyre.
Hamilton u bë gati për ndërrimin e gomave, por ishte mekaniku përballë ai që menjëherë i hapi rrugë duke i kujtuar se tashmë ka ndërruar skuderi.

Ky episod fatmirësisht nuk shkaktoi asnjë problem në korsinë e bokseve, por vetëm të qeshurat e atyre që ndiqnin garën dhe habinë e të dashurës së tij, Nicole Scherzinger.

Në Twitter, skuderia McLaren bëri shaka duke shkruar: “Hamilton, kalo nga ne sa herë të duash për një përshëndetje.”
Top Channel