Mark Webber refuzoi t’i shtrëngonte dorën pas garës dhe ironizoi ndaj skuadrës, ndërsa Red Bulli kritikoi ashpër Vettel, pavarësisht fitores në Malajzi, pasi parakalimi i rrezikshëm ndaj shokut te skuadres, disa xhiro nga fundi vendosi në rrezik garën.
Me dy makinat Red Bull në kryesim, skuadra dha urdhër që të ngadalësohej ritmi për t’u ruajtur motori dhe gomat.
Webber iu përgjigj këtij urdhëri, por Vettel përfitoi për të sulmuar vendin e parë dhe duke e parakaluar, pasi disa kthesash ankthi, në të cilat të dy makinat u afruan fare pranë.
”Pas ndalesës së fundit, skuadra më urdhëroi të ulja ritmin dhe unë kështu bëra. Ky ishte vendi i tyre, ndërsa Seb mori vendimin e tij personal. Megjithatë, si zakonisht, ai do të jetë i mbrojtur”, deklaroi Webber pas garës.
Në konferencë për shtyp, Vettel tha se nuk dëshiron të komentojë një çështje “të brendshme” të Red Bullit, por qëndrimi i skuadrës austriake u bë i qartë në komunikimin radio pas fitores. “Garë e mirë, Seb. Duket sikur e doje me çdo kusht. Megjithatë, ke disa shpjegime për të dhënë”.
Top Channel