Valentino Rossi ka marrë kryesimin e ditës së dytë të testimeve në MotoGP, në pistën e Jerez, që përfunduan përpara kohe, për shkak të fillimit të reshjeve. Numri 46 udhëheq kohët e regjistruara me 1:39.525, duke lënë pas kolegët e tij me Yamaha, Lorenzo +0.015 dhe Crutchlow +0.049.
Pedrosa me Hondën e tij zyrtare përfundoi i katërti me +0.105, përpara Dovizioso-s me Ducati, me +0.797. Pas tyre vinin me radhë Honda-t e Bautista-s, Marquez dhe Bradl, ndërsa Iannone me Ducati përfundoi i 9-ti, përpara Nicky Hayden.
Mjaftoi një xhiro nga ato të guidave, e kuruar më së miri dhe precize, efikase në të gjithë sektorët e pistës, për t’i hapur derën një sfide të përjetshme. Është pikërisht Rossi, i cili rikthehet në komandën e klasifikimit, gjë që nuk ndodhte prej 282 ditësh. Apo më saktë, që prej provave të lira në Çmimit të Madh të Silverstone.
Top Channel