Francë, protesta masive kundër martesave gay

24/03/2013 22:20

Qindra e mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Parisit për një protestë të fundit masive kundër projekt-ligjit, i cili pritet të lëgalizojë martesat mes sekseve të të njëjtit lloj dhe adoptimin e fëmijëve nga këto çifte.

Demostruesit u mblodhën përgjatë një rruge, që të çonte në Harkun e Triumfit. Pati gjithashtu përleshje, teksa policia është dashur të hedhë gaz lot-sjellës, pasi protestuesit po i drejtoheshin në shumicë Champs Elysees, vendi ku ndodhet pallati presidencial.

Senati i Francës do të debatojë këtë projekt-ligj gjatë muajit të ardhshëm, pasi ky ka marrë miratimin në Dhomën e Ulët të parlamentit.

Partia Socialiste e presidentit Francois Hollande dhe aleatët e saj dominojnë në të dyja dhomat e ligjvënësit francez.

Sondazhet sugjerojnë se shumica e popullit francez janë ende në mbështetje të martesave gay, por numri i tyre ka rënë gjatë javëve të fundit.

Përgjatë rrugës së protestës u shpalosën edhe banner-a, ndër të cilat lexohej “Larg duart nga bijtë e mi” dhe “Duam punë, jo martesa gay”.

Policia nuk lejoi protestuesit në Champs Elysees, por disa grupe të irrituara arritën të thyenin kordonin e policisë dhe të shkonin më tej. Policia përdori edhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë gati qindra protestues, të cilët u mblodhën aty, pasi demostrata kryesore kishte përfunduar.

Ministri i Brendshëm, Manuel Valls, tha se protestuesit e mbetur ishin pjesë e grupeve ekstremiste të djathta. Gjithsesi, kreu i partisë opozitare UMP, nga qendra e djathtë, Jean-Francois Cope, tha se disa familje në protestë kishin pësuar dëmtime nga gazi lot-sjellës.

Top Channel