Vritet kreu i Al Kaedas në Afrikën Veriore

23/03/2013 00:00

Franca konfirmoi zyrtarisht vrasjen e Abdelhamid Abu Zeid, lideri i Al Kaedas në Afrikën Veriore që prej disa vitesh vepronte në Mali.

Fillimisht ishte ushtria e Çadit që njoftoi vrasjen e Zeid dhe krahut të djathtë të tij, Mokhtar Belmokhtar në zonat malore në veri të Malit. Ushtria e Çadit u përfshi në konflikt në ndihmë të ndërhyrjes ushtarake franceze në Mali, ndërhyrje që pengoi ekstremistët islamikë nga marrja e kryeqytetit të vendit.

Zeid dhe krahu i tij i djahtë janë vrarë në një përleshje të armatosur në veri të Malit në fund të muajit shkurt. Pretendimit i atëherëshëm i ushtrisë së Çadit, u prit me rezerva nga Franca e cila kërkoi verifikimin e trupit të pajetë.

Pas analizave të ADN-së rezultoi se trupi i vrarë i përkiste pikërisht Zeid. Ky i fundit akuzohet për një sërë sulmesh, kryesisht pengmarrje të shtetasve perëndimore në disa vende të Afrikës Veriore dhe asaj qendrore, ndërsa dyshohet se ka gisht edhe në pengmarrjen në një burim gaznxjerrës në perëndim të Algjerisë ku mbi 40 persona gjetën vdekjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA