Obama viziton qytetin antik

23/03/2013 00:00

Presidenti amerikan, Barack Obama i dha fund turit 4-ditor të vizitës zyrtare në Lindjen e Mesme duke vizituar qytetin antik të Petras në Jordani.

Obama la Amanin me helikopterin e tij “Marine One” dhe pas 1 ore fluturim zbriti në qytetin antik të Petras. Petra është zona kryesore antike e Jordanisë, një qytet që ka lulëzuar 2 mijë vite më parë dhe pikë që tërheq gjysmë milioni turistë në vit.

Axhenda diplomatike e Obamas përfundoi ditën e premte me takimin me Mbretin e Jordanisë, Abdullah. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i premtoi monarkut jordanez ndihmë prej 200 milion dollarësh për t’u përballur me krizën e refugjatëve sirianë.

Korespondentët dhe analistët thonë se vizita e Obamas në Lindjen e Mesme pati rezultate të miksuara. Ajo shkriu akujt mes Izraelit dhe Turqisë, por nuk arriti të zhvendosë nga qendrimet e tyre të mëparshmë as Izraelin dhe as palestinezët për të shkrirë procesin e bisedimeve të paqes. Obama dënoi ndërtimet izraelite duke i quajtur ato si kundër-produktive në procesin e paqes, por nga ana tjetër mbështeti atë që e quajti “të drejtë të Izraelit për t’u vetëmbrojtur”.

Po të shtunën, Obama pritet të fluturojë drejt Uashingtonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA