Në pritje të rikthimit në fushë, pas dëmtimit të rëndë në muajit të kaluar, sulmuesi i Interit, Diego Milito, mendon për të ardhmen e tij.
“Sinqerisht, – ka thënë për Inter Channel – nuk e di nëse do ta mbyll karrierën me zikaltrit. E kam thënë gjithmonë se më pëlqen të luaj një vit në klubin, ku kam lindur si futbollist (Racing Avellaneda), por tani për tani më intereson të shërohem”.
Në lidhje me superndeshjen me Juventusin, ai shprehet: “Çfarë ndeshjeje do të jetë? E fortë, por fitojmë ne me siguri. Të paktën shpresojmë”.
Milito ka folur më pas për kushtet aktuale fizike: “Çfarë pres nga e ardhmja? Të kthehem të luaj, – përgjigjet argjentinasi. – Tani për tani, në mendjen time ka vetëm një objektiv, të shërohem sa më shpejt dhe të rikthehem në fushën e blertë”.
Palacio nuk e ka ndjerë mungesën e Militos? “Rodri ma ka thënë si mik. Ai e di se sa kam vuajtur, shpresojmë të luajmë sërish së bashku. Ai është një kampion i madh: jam tepër i lumtur për të, madje nuk është vetëm kampion në fushë, por edhe një djalë fantastik”.
Në fund ka folur edhe për sezonin e Interit dhe objektivin e vendit të tretë: “Kam shumë besim tek ata. Jam i bindur se këto muaj, ata do të zhvillojnë ndeshje të mëdha, për të arritur atë që u mungon”.
Top Channel