Ministria e Jashtme përshëndet rezultatin e Listës Studentore në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm
Të shtunën në Maqedoni ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore, pasi të
premten partitë politike përmbyllën fushatën elektorale që zgjati 20
ditë.
Kutitë e votimit për zgjedhjet lokale, hapen të dielën më 24 mars, në ora 7 të mëngjesit dhe mbyllen në ora 19:00. Rreth 1, 740, 000 qytetarë do të mund të votojnë në 2976 vendvotime për kryetar në 80 komuna dhe qytetin e Shkupit.Një ditë para zgjedhjeve, drejtën e tyre të votës në institucionet ndëshkuese-përmirësuese e kanë realizuar rreth 1500 votues.
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 8.400 vëzhgues vendor dhe 410 vëzhgues të huaj. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka bërë gjithë përgatitjet për zgjedhjet, ndërsa materiali zgjedhor tashmë është vendosur te organet kompetente për zbatimin e tyre. Zgjedhjet e 24 marsit janë zgjedhjet e gjashta vendore në Maqedoni që nga pavarësimi i saj.
Top Channel